Numri dy në botë, zbulon se vuan nga diabeti

Tenisti gjerman Aleksander Zverev, numri 2 në botë për meshkuj, ka rrëfyer se është i sëmurë me diabet. Ai vuan një diabet të tipit 1, sëmundje për të cilën ai kë mësuar për herë të parë kur ishte 4 vjeç.

Ai e bëri publik lajmin me rastin e çeljes së fondacionit të tij, që mban të njëjtin emër, në Hamburg. Zverev nuk kishte folur kurrë më parë për sëmundjen e tij.

“Pak vetë kishin dijeni për sëmundjen time. Nuk e kam bërë publike këtë gjë më parë, pasi kisha frikë se mos rivalët e mi ndiheshin më të fortë se unë. Sot është ndryshe, jam më i pjekur, kam përvojë dhe ndihem komod teksa e them këtë gjë.

Gjithnjë kam dashur të luaj tenis pavarësisht sëmundjes edhe pse jo të gjithë e kanë këtë fat. Stërvitem nga mëngjesi në mbrëmje, por s’jam ende gati për t’u rikthyer”, tha Zverev, që nuk luan prej disa muajsh.

Ai u dëmtua në gjysmëfinalen e Roland Garros.

LEXO EDHE:

Back to top button