Senesi preferon Premier Ligën para Seria dhe Ligue 1

Markos Senesi transferohet në Premier Ligë. Mbrojtësi argjentinas, i cili spikati me Fejnordin në sezonin që lamë pas, tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve, por ka zgjedhur Bournemautin për të vijuar karrierën.

Mediat angleze raportojnë se marrëveshja mes dy klubeve është arritur për shifrën e 15 milionë eurove dhe Senesi pritet të zbarkojë në Angli për të kryer vizitat mjekësore dhe hedhur firmën mbi kontratë gjatë ditës së hënë.

Mbrojtësi tërhoqi vëmendjen e klubeve si Roma, Inter, Marsej, Lyon, etj., por duket se ka qenë pikërisht Bournemaut ajo që ka arritur të plotësojë kërkesat ekonomike të Feyenoordit dhe vetë futbollistit argjentinas.

LEXO EDHE:

Back to top button