Shënoi me “biçikletë”, tifozët kundërshtarë brohorasin emrin e tij

PSZH triumfoi kundër Klermontit me rezultatin 5-0 dhe protagonist ishte ylli argjentinas, Leo Mesi, autor i dy golave të fundit.

Sulmuesi i PSZH-së dhuroi spektakël te goli i dytë i tij, duke realizuar me një “biçikletë”, pasi e kishte kontrolluar topin me kraharor.

Goli i Mesit mori edhe duartrokitjet e tifozëve kundërshtar, që nisën të thërrisnin në kor “Mesi, Mesi”, pavarësisht se skuadra e tyre e zemrës sapo kishte pësuar golin e pestë. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button