Numri i ulët i nxënësve në klasat e para, Mickoski e Filipçe me akuza të ndërsjella politike

Gazetare: Fatlume Dervishi

LSDM-ja e vlerëson këtë fillim viti shkollor si më të trishtueshmin deri më tani. Kreu i partisë Venko Filipçe fajëson qeverinë duke thënë se ulja e numrit të nxënësve dhe mbyllja e shkollave është treguesi më i mirë për politikat e këqija të saj.

“3000 fëmijë më pak, 3000 familje. Çfarë ka ndodhur me ato njerëz, sigurisht se nuk është ky vetëm rezultat i lëvizjeve demografike. Ato njerëz thjeshtë janë shpërngulur sepse nuk e shohin të ardhmen në vend. E shohin se nuk ka masa, nuk ndodh asgjë, nuk ka përparim, nuk ka politika të mira ekonomike dhe nuk ka mbështetje veçanërisht për çiftet e reja dhe normalisht se të rinjtë e shohin të ardhmen jashtë vendit”, tha Kryetar i LSDM-së, Venko Filipçe.

Por, pushteti fajëson opozitën dhe politikat e saj nga e kaluara. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, ishte periudha e qeverisjes së LSDM-së kur u imponuan politikat e dëmshme.

“A është gjithçka pasojë e demografisë, ndoshta jo, por 90% është ai problemi. Ata 10% janë vlerat e gabuara në kurikulimet që në mënyrë sistematike u transmetuan ndaj prindërve dhe nxënësve në periudhën 2017-2024, mënyra se si u zhvlerësua gjithçka që më herët nënkuptonte arsimim, imponimi i implanteve në arsim përmes kurikulumeve, jo vetëm për lëndët historike dhe gjeografike por flas edhe për vlerat familjare dhe të ngjashme,” tha kryeministri, Hristijan Mickoski./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button