Numri i viktimave në Europë ka të ngjarë të rritet për shkak të Omicron
Vlerësimi i rrezikut, i publikuar të mërkurën, këshillon qeveritë të vendosin urgjentisht kufizimet për Covid dhe familjarët këshillohen që të shmangin takimet me shumë njerëz për festat e fundvitit.
Dr. Andrea Ammon, drejtoreshë e agjencisë e cila më parë ka shërbyer si këshilltare e qeverisë gjermane për virusin SARS dhe H2N2, tha:
“Ne vlerësojmë mundësinë e përhapjes së mëtejshme të variantit Omicron në zonën ekonomike të BE-së/Europës si shumë të lartë dhe konsiderohet shumë e mundshme të shkaktojë më shumë shtrime në spital dhe vdekje, përtej atyre që priten tashmë nga parashikimet e mëparshme që marrin parasysh vetëm variantin Delta.”







