Nurov, kërkon medaljen e parë të artë për Maqedoninë në Lojrat Mesdhetare

Mundësi i naturalizuar, Mogamedxhi Nurov, u kualifikua në finale të Lojrave Mesdhetare në Oran të Algjerisë, ku do të kërkojë të fitojë medaljen e pare të artë për Maqedoninë. Në gjysmëfinale, Nurov mundi Mustafa Elldersin në mënyrë bindëse me 6-1, pas së cilës hapi rrugën drejt finales, ku do të takohet me turkun Akturk.

Kujtojmë se në raundin e parë, Nurov ishte më i mirë se mundësi nga Tunisi, Mohamed Sadaoui, të cilin e mposhti me rezultat 13-2. Pasuan dy fitore të tjera bindëse me një dush teknik, ndaj vendasit Mohamed Farxh, si dhe rivalit spanjoll Alejandro Kanada.

Edhe mundësi tjetër i naturalizuar, Vlladimir Egorov, mund të sigurojë medalje, pasi që do të zhvillojë sfidën për medaljen e bronzit , duke luftuar në repasazh, kundër Abdelah Herbaçe. Ndërkohë Fati Vejseli nuk arriti të kalojë raundin e parë, pasi që pësoi disfatë nga algjeriani Iall me 3-2.

LEXO EDHE:

Back to top button