Trajneri i Barcelonës ndërprenë pushimet për të bindur Dembelen

Trajneri i Barcelonës, Çavi po përpiqet në mënyrë aktive të zgjidh çështjen e së ardhmes së anësorit Usmane Dembele. Sipas të përditshmes katalanase “Sport”, trajneri i “Blaugranës” ka qenë nismëtari i takimit të fundit me agjentin e lojtarit. Për shkak të saj, strategu 42-vjeçar, ka ndërprerë edhe pushimet verore.

Çavi po përpiqet të bind Dembelen që të pranojë kushtet e kontratës së re të ofruar nga Barcelona, ​​por agjenti i futbollistit ka theksuar edhe një herë se ata nuk do të nënshkruajnë kontratë të re, nëse Barcelona nuk e përmirëson ofertën.

LEXO EDHE:

Back to top button