NYT: Trump ka shmangur tatimet duke raportuar humbje në kompanitë e tij

Trump:"Është plotësisht lajm i rremë - i sajuar, i rremë"

Një hetim nga “The New York Times” zbuloi një mori të dhënash rreth kthimit të taksave nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, respektivisht tatimet e bizneseve të tij. Kompanitë e Trump kanë paraqitur humbjet masive në 10 vitet e fundit, me qëllim shmangien e taksës federale për të ardhura, përcjell Alsat.

Sipas raportit të NYT, hetimi është zhvilluar nga të dhënat e siguruara për dy dekada, dhe sipas tyre përmban “informacione të hollësishme nga dy vitet e para të Trump, në detyrën e presdientit”.

Në publikimin prestigjiozes amerikane thuhet se Trump në vitin 2016 dhe 2017 ka paguar vetëm 750 dollarë taksa federale për të ardhura.

“Presidenti Donald Trump ka shmangur detyrimet e taksave federale të të ardhurave për 10 vitet e fundit dhe pagoi vetëm 750 dollarë në 2016 dhe 2017. Trump ka shmangur detyrimet e taksave mbi të ardhurat kryesisht sepse ka raportuar humbje”, raporton NYT.

Të dhënat e siguruara nga NYT tregojnë se Trump ka raportuar humbje të mëdha të bizneseve. Mes tjerash humbje prej 315.6 milion dollarëve në biznesin e fushave të golfit dhe 55.5 milion dollarë humbje në hotelin e tij në Uashington DC.

Ndërkaq, presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar akuzat, duke thënë se “është krenar për detyrimet tatimore që ka paguar” dhe se të dhënat do të publikohen, por që për momentin nuk janë gati.

“Është plotësisht lajm i rremë – i sajuar, i rremë”, u tha Trump gazetarëve të dielën në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se ai tashmë ishte përballur me akuza të njëjta nga NYT gjatë vitit 2016.

LEXO EDHE:

Back to top button