Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Në disa vende do të ketë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm, shtrëngata dhe erë të fortë. Sipas meteorologëve, stabilizimi i motit pritet nga dita e mërkurë.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga shtatë deri në 14 gradë Celsius, temperatura e ditës nga 15 deri në 26 gradë. Në Shkup, temperatura do të lëvizë nga 12 deri në 24 gradë Celsius.








