“O la la!”: Një recetë për një tortë tradicionale franceze me mollë
"O la la!": Një recetë për një tortë tradicionale franceze me mollë
Gatimet e thjeshta mund të jenë vërtet të shijshme dhe këtë e dëshmon edhe ëmbëlsira tradicionale franceze me mollë, shkruan “Full Suitcase” .
Edhe pse do të duhet më shumë kohë për të prerë të gjitha mollët, mundi do të shpërblehet me shijen e shkëlqyer të brumit me lëng.
Varietetet perfekte të mollëve për këtë recetë janë Granny Smith, Pink Lady dhe Yonagold. Sigurisht që nuk do të gaboni me ta.
Përbërësit e nevojshëm:
- 1/2 filxhan miell
- 1/2 filxhan sheqer
- 1 lugë gjelle pluhur pjekjeje
- 1/8 lugë çaji kripë
- 2 lugë çaji ekstrakt vanilje
- 2 vezë të mëdha
- 1/3 filxhan qumësht të plotë
- 2 lugë vaj vegjetal
- 4 mollë
- sheqer pluhur
Për mbushjen:
- 1/3 filxhan sheqer
- 1 vezë e madhe
- 3 lugë gjelle gjalpë
- bajame (opsionale)
Përgatitja:
Qëroni mollët dhe pritini në feta të holla. Ngroheni furrën në 200 gradë Celsius. Përzieni miellin, sheqerin, pluhurin për pjekje dhe kripën në një tas të madh. Shtoni vaniljen, vezët e rrahura, vajin dhe qumështin dhe përziejini derisa masa të bashkohet mirë.
Shtoni fetat e mollës dhe përziejini me duar që të bashkohen mirë me masën. Lyejmë me gjalpë një format për kek 22 cm dhe e lyejmë me letër furre dhe më pas e hedhim masën. Piqeni për rreth 30 minuta.
Për mbushjen, përzieni vezën e rrahur, sheqerin dhe gjalpin e shkrirë dhe bajamet. Masën e derdhim sipër kekut dhe e shtrojmë sipër mollët në mënyrë të barabartë, më pas e vendosim sërish në furrë për 20 minuta. Spërkateni me sheqer pluhur sipas dëshirës.
Kënaquni!








