Obama nuk është më personi më i ndjekur në Twitter, titullin po e mban një miliarder

Obama nuk është më personi më i ndjekur në Twitter, titullin po e mban një miliarder

" "

Titullin ia “mori” ish-presidentit amerikan Barack Obama, i cili numëron 133.04 milionë ndjekës. Në vendin e tretë është këngëtari Justin Bieber me 113.31 milionë ndjekës.

 

 

Siç dihet tashmë, Musk bleu Twitter tetorin e kaluar për 44 miliardë dollarë. Ai është në shënjestër të kritikave sepse ka shkarkuar një numër të madh punonjësish.

Si pjesë e një përpjekjeje për të rritur të ardhurat në platformë, ajo planifikon të prezantojë Twitter Blue, një shërbim abonimi mujor që lejon njerëzit të ruajnë statusin e tyre të verifikuar. Ky shërbim do të fillojë të tarifohet nga nesër. Natyrisht, kjo u prit me mosmiratim nga shumë njerëz.

Miliarderi deklaroi se vendosi për këtë sepse dëshiron që të gjithë të jenë të barabartë. Ai beson se të famshmit nuk duhet të kenë status të privilegjuar.

 

 

Ai urdhëroi punonjësit të ndryshojnë algoritmet në mënyrë që përdoruesit e këtij rrjeti social të shohin fillimisht tweetet e tij. Vetëm pak orë më vonë, nisën të publikoheshin “screenshots”, që tregonin se rubrika “për ju” e faqes nuk shfaqte gjë tjetër veç tweeteve të Musk.

LEXO EDHE:

Back to top button