OBSh paralajmëron stuhi të re të Omicron në Evropë

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) për Evropën, Hans Kluge ka paralajmëruar stuhi të re të variantit Omicron të COVID-19 në gadishullin evropian.

Ai i ka ftuar të gjithë që të marrin dozën e tretë të vaksinës.

“Bëni vaksinën përforcuese, bëjeni, bëjeni! Vaksina përforcuese është mbrojtja më e rëndësishme ndaj Omicron”, tha ai.

Ftesa ndryshon nga linja zyrtare e OBSH-së, drejtuesit e së cilës i kanë paralajmëruar vazhdimisht qeveritë se doza e tretë e vaksinës është një luks dhe do të ishte më mirë që vaksinat shtesë të shiten në vendet në vështirësi, raporton atsh.

LEXO EDHE:

Back to top button