Oda e Turizmit kërkon subvencionimin e pagës minimale


Të paktën 5 mijë të punësuar në sektorin e turizmit do të humbasin punën e tyre, nëse shteti nuk vazhdon masat ekonomike, paralajmërojnë nga ky sektor. Zgjatja e masës për subvencionim të pagës minimale, shtyrja e kredive për vitin e ardhshëm dhe lirimi nga TVSH-ja janë pjesë e listës së kërkesave të dërguara në Ministrinë e Ekonomisë.

Nëse ato ndërpriten, apeli ynë është që në gusht goditja e parë do të jetë me 5 mijë persona të pushuar nga puna, dhe 5 mijë familje, sepse kryesisht janë biznese familjare dhe do të jenë nën Entin për Punësim – deklaroi Emil Dimitrievski- Oda Turistike.

Për ta, është e nevojshme që Komisioni për sëmundje infektive të ndryshojë protokollin e udhëtimit, në vend që 50 për qind e plotësimit të kapacitetit të autobusit të jetë 70 për qind.

Kartoni i gjelbër të cilin ata tashmë e kanë paguar në vitin e kaluar 2020, dhe janë të parkuar dhe nuk vozisin, tu vlejë për vitin 2021, sepse siç e dini, Agjencitë turistike dhe transportuesit nuk po bëjnë asgjë -tha Biljana Pejkovska Ristovska- Oda Turistike.

Sektori i turizmit është një nga tre sektorët më të prekur që nga shpërthimi i pandemisë në vend.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button