Oda Ekonomike e Maqedonisë e aktualizon problemin me çmimin e rrymës

Oda Ekonomike e Maqedonisë e aktualizon problemin me çmimin e rrymës

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut (OEM) sot në konferencë për shtyp do të aktualizoj problemin e çmimit të energjisë elektrike nga e cila varet mbijetesa e kompanive dhe vendeve të punës.

Në konferencën për shtyp, siç është paralajmëruar fjalim do të mbajë nënkryetari i Odës, Zoran Jovanovski.

Në takimin që u mbajt në korrik mes Asociacionit Energjetik të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesve të Qeverisë u kërkua që të rritet prodhimi vendor i energjisë elektrike me përfshirjen e TEC Negotinë dhe termocentralit të gazit TE-TO, energjisë elektrike të prodhuar nga prodhuesit e energjisë ose të ashtuquajturës energji e gjelbër për nevojat e kapaciteteve industriale që furnizojnë energji elektrike në tregun e lirë si dhe të lehtësohet procedura e vendosjes së fotovoltaikëve për kapacitetet industriale.

LEXO EDHE:

Back to top button