ODA Ekonomike kërkon masa më të rrepta për vaksinimin masiv

Ile Petrevski

Oda Ekonomike kërkoi nga Qeveria të blejë teste të lira për Kovid, dhe të bëjë skrining të të punësuarve në sektorin privat. Duhet gjetur mënyrë për të rritur numrin e qytetarëve të vaksinuar. Biznesmeni Antoni Peshev thotë se pronarët e kompanive janë të gatshëm nëse nevojitet të paguajnë një shumë të njëhershme, që t’i motivojnë punëtorët e pavaksinuar të imunizohen. Lloji i fundit i virusit i zbuluar në Afrikë po përhapet 15 herë më shpejt, ndaj Peshev thotë se vendi duhet të marrë masa radikale, duke shpjeguar se një mbyllje e re e ekonomisë do të shkaktojë një cunami të vërtetë në sektorin privat.

“Ose shteti ta paguaj testin dhe të mos jetë kjo në llogari të kompanive, ose ta paguajnë ata që nuk duan të vaksinohen pa asnjë arsye. Normalisht që ne nuk isistojmë të vaksinohen ata që kanë ndonjë problem me vaksinimin. Por, në situatë kur djepi i demokracisë, të drejtat e njeriut dhe liritë, kanë përshkruar një masë të tillë- kam fjalën për Amerikën, e tani a jemi ne më katolikë se Papa-çfarë bëjmë këtu? Ju them, kapacitetet e kompanive tona nuk janë të tilla që të përballojnë edhe një mbyllje të plotë”, tha Antoni Peshev, Oda Ekonomike.

Masën për vaksinim të detyrueshëm në sektorin publik dhe privat të propozuar nga Komisioni për sëmundjet infektive, Qeveria nuk e miratoi, pasi disa qytetarë reaguan në rrjetet sociale dhe madje kërkonin organizim të protestave për, siç e quajtën- vaksinimin e detyruar. Sindikatat nga ana tjetër nuk janë pajtuar që shpenzimet e vaksinimit t’i mbulojnë punëtorët.

Ekonomia e Maqedonisë ka kaluar me shumë vështirësi dy karantina, ku thuajse gjithçka ishte mbyllur, përveç farmacive, furrave dhe industrive të ngjashme kurse shumë industri dhe shërbime ishin të mbyllura muaj të tërë. Si pasojë një numër i madh i bizneseve dështuan kurse mijëra punëtorë mbetën në rrugë. Aktualisht, norma e qytetarëve të vaksinuar me dy doza është nën 40%, që është larg nivelit të kërkuar të imunizimit kolektiv të popullatës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button