Oda Ekonomike: Vendi ngadalë po del nga kriza ekonomike

Kompanitë private pas një viti e gjysmë ngecje, paralajmërojnë investime në vlerë prej 160 milionë euro. Sipas hulumtimit të Odës Ekonomike, rreth 500 kompani janë deklaruar se në 12 muajt e ardhshëm do t’i realizojnë investimet e paralajmëruara, vetëm nëse nuk ka përkeqësim të situatës me krizën shëndetësore, thonë nga Oda Ekonomike.

Ata edhe para pandemisë kanë pasur plane investimi që nuk i kanë realizuar. Kjo paraqet pozitivizëm i butë dhe mesatarë te kompanitë se po dalim nga kriza dhe se minimalisht po normalizohet aktiviteti, ndërsa sa më shumë të investojnë dhe të angazhohen për të nxjerrë maksimumin nga puna e tyre, kjo do të thotë më mirë për ta. Megjithatë, ky është paralajmërim, por nëse situata përkeqësohet, sigurisht askush nuk do investojë në një periudhë të tillë – tha Antoneta Manova Stavrevska, Oda Ekonomike.

Sektori IT, ndërtimtaria dhe bujqësia janë tre sektorët që janë deklaruar për më shumë investime. Blerjen e pajisjeve dhe makinave të reja, mbindërtim teknologjik dhe objekte të reja janë investimet më të shumta. Përveç krizës me pandeminë, pengesë tjetër për realizimin e investimeve, kompanitë i përmendin edhe problemet dekadëshe siç janë taksat parafiskale, tatimet, infrastruktura si dhe mungesa e fuqisë së punës.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button