OEM: Subvencionet në bujqësi nuk dhanë rezultatet e duhura

Shteti ndan subvencione, të cilat nuk japin rezultate në bujqësi. Është e nevojshme të ndryshohet mënyra e dhënies së subvencioneve të propozuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM). Analiza e tyre tregon se vendi importon më shumë, në vend që të prodhojë grurë, ku ndikon edhe makineria e vjetër që përdoret për kultivimin e drithrave.

Nga 20 milion euro mbështetje në vitin 2006 në pothuajse 200 milion të parashikuara për vitin 2020, gati një miliard euro janë shpenzuar për gjithë vitet e kaluar, bagëtitë shënojnë rënie ndërsa importet janë shumëfishuar. Nevojitet ndryshim në metodologjinë për ndarjen e subvencioneve. Mjafton që prodhimi tradicional bujqësor të mbështetet nga gjithnjë e më shumë prodhues të orientuar drejt biznesit – deklaroi Vasko Ristovski- këshilltar i pavarur në Odën Ekonomike.

Duke ndjekur shembullin e BE-së, shteti duhet të bëjë një hap përpara në digjitalizimin e zonave rurale nëse dëshiron t’i drejtojë të rinjtë në bujqësi, sugjerojnë nga Oda, prej ku gjithashtu shtojnë se subvencionet duhet të jepen për kilogram produkti të dorëzuar e jo sipas sipërfaqes së tokës bujqësore. Masa e mundshme e paralajmëruar qeveritare për shitjen e tokës bujqësore shtetërore, duhet të ketë rregulla të qartë për atë se kush mund të blejë tokë, pa pasur hapësirë për keqpërdorim.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button