Oferta e “Djajve të Kuq” kalon ofertën e “Los Blancos”

Kryefjala e kësaj merkatoje vere që presim të vijë, padyshim që do të jetë talenti 19-vjeçar i mesfushës së Borussia Dortmund, Xhud Bellingam, me klube si Real Madridi, Man. Junajted, Man. Siti, PSZH e Çellsi që janë gati të hapin “thasët” për të riun anglez. I ardhur në Gjermani për 25 milionë euro në verën e vitit 2020, nga anglezët e Birmingham, “verdhezinjtë” e Dortmund janë të gatshëm ta lënë të lirë 19-vjeçari për shifra mbi 100 milionë euro, shifër kjo që për klubet e lartpërmendura nuk është aspak problem.

Megjithatë, problem është dëshira e lojtarit, me Bellingham që prej kohësh tashmë e ka shprehur “dashurinë” e tij për “galaktikët” e Real Madrid, mirëpo klubi nuk duket të ketë mendim të njëjtë me “yllin” e mesfushës, për të cilin thuhet se ka mbërritur një ofertë zyrtare nga Premier Liga.

Bordi i Borussia kërkon jo më pak se 150 milionë euro, shifër kjo e negociueshme, me ofertën e parë që vjen nga “Djajtë e Kuq” të Man. Junajtedi  dhe kap vlerën e 120 milionë eurove, shifër kjo më e lartë se ç’kishin planifikuar “galaktikët” e Real Madrid, por problemi qëndron te Bellingham, me 19-vjeçarin që nuk e dëshiron një rikthim në Angli dhe tashmë pritet të shihet në ditët në vijim se çdo të ndodhë me të ardhmen e një prej talenteve më të mëdha të futbollit modern.

LEXO EDHE:

Back to top button