Oferta e Elon Musk për ta blerë Mançester Junajtedin

Elon Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë, mund të blejë skuadrën e Mançester Junajtedit. Për momentin, pronari i “Tuitter”, është duke monitoruar situatën, por shpejt mund të bëjë një lëvizje konkrete. Pronarët aktualë të “Djajve tw Kuq”, familja Glejzers”, janë shprehur se do ta nxjerrin në shitje klubin legjendar anglez, për të cilin janë interesuar edhe arabët. Por këtij ankandi duket se do t’i bashkohet edhe Elon Musk, miliarderi i teknologjisë.

Ai e pëlqen skuadrën e Junajtedit andaj dhe është gati të bëjë një lëvizje të shpejtë për të mos humbur këtë shans, duke bërë edhe një ofertë zyrtare.

Sipas të përditshmes britanike “Daily Mail”, kjo ofertë do të jetë 4.5 miliardë dollarë, ndërsa Glejzers kërkojnë rreth 6 miliardë.

Pak muaj më parë, Elon Musk bëri një postim në rrjetet sociale ku shkroi se do të blinte pikërisht ekipin e Man. Junajtedit. Më pas ai sqaroi se kjo ishte një shaka, por duket se këtë herë ai e ka seriozisht këtë ide. Nuk dihet nëse Musk do të jetë i vetëm në këtë ofertë apo do të ketë nga pas edhe investitorë të tjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button