NATO në alarm nga ofensiva ruse! Mblidhen ministrat e Mbrojtjes së aleancës në Bruksel

NATO në alarm nga ofensiva ruse! Mblidhen ministrat e Mbrojtjes së aleancës në Bruksel

Ministrat e mbrojtjes së NATO-s do mblidhen në një takim dy ditor në Bruksel duke filluar nga 14 shkurti.
Tema kryesore e takimit do të jetë vendimi për ofrimin e avionëve luftarakë në Ukrainë si dhe i raketave me rreze të gjatë. I pranishëm do të jetë edhe ministri i mbrojtjes së Ukrainës Oleksi Reznikov.

Sekretari i përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg u shpreh se Rusia nuk do paqe dhe se po dërgon gjithnjë e më shumë armë dhe trupa në Ukrainë. Ai konfirmoi edhe zërat se një ofensivë e re ruse ka nisur në 13 shkurt, që mund të ketë në shënjestër jo vetëm rajonet lindore të Donjeckut dhe Luhanskut, por edhe Harkivin në verilindje dhe rajonin e Zaporizhjës në juglindje. Në një fjalim në mbrëmjen e 13 shkurtit, Presidenti Zelensky tha se furnizimi me armë është prioritet kryesor.

“Vëmendje e vazhdueshme i kushtohet furnizimit me armë, municione dhe gjithçkaje që rrit kapacitetin dhe stabilitetin për ushtarët tanë”.

Valeriy Zaluzhniy, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, tha se kishte zhvilluar një telefonatë me Komandantin Suprem të NATO-s në Evropë, Christopher Cavoli, në prag të takimit.

Shtetet perëndimore veçse janë pajtuar që t’i japin Ukrainës tanke moderne, përfshirë tanket gjermane Leopard 2, por edhe artileri, makina luftarake dhe armë të tjera dhe municione.

Më herët, Rusia ka thënë se nëse Kievi merr avionë luftarakë nga Perëndimi, atëherë shtetet e NATO-s do të ishin palë të përfshira “direkt” në konflikt”.

LEXO EDHE:

Back to top button