VIDEO / Ferrari prezanton “bishën”, me të cilin synon titullin kampion

Zbulohet makina e re “Ferrari SF-23”, “bisha” e cila do të garojë në Kampionatin Botëror të Formula 1 2023 që do të nisë më 5 mars.

Objektivi i ekipit të kuq, në vitin e tyre të parë me Frederik Vaseur si drejtor ekipi, dhe i dyshes Sharll Lekler  dhe Karllos Sainz është të rikthejnë në “Maranello”, titullin e pilotëve që i mungon që nga viti 2007 me Kimi Raikonen dhe titullin e kontruktorëve që ka munguar që nga viti 2008.

“Nuk ka rëndësi se kush fiton mes Leklerkut dhe Sainzin, Ferrari është në vend të parë. Ne do t’i shtyjmë të dy në të njëjtin nivel. Deri më tani, Ferrari ka pasur një përvojë intensive, nderi dhe përgjegjësia ndihet. Ne duhet të mbajmë premtimet. Kam ndjesinë se ka krenari dhe motivim në ekip për makinën e re”, është shprehur drejtori i ekipit Ferrari./abcnews.al

 

LEXO EDHE:

Back to top button