Oferta maramendëse nga Al Hilal, Mesi mund të bëhet futbollisti më i paguar

Kontrata e yllit argjentinas me Paris Sen Zhermenin skadon në fund të sezonit dhe prej 1 qershorit Lionel Mesi do të jetë lirë të vendosë vetë të ardhmen e tij, teksa mediat spanjolle kanë dhënë një lajm të bujshëm.

Skuadra e Al Hilal në Arabinë Saudite i ka bërë “Pleshtit” një ofertë prej 600 milionë eurosh, për dy sezone, duke i ofruar një kohësisht që të vazhdojë ende duelin me Kristiano Ronaldon.

Ky i fundit u transferua në janar te Al Nassr, për shifrën rekord prej 500 milionë eurosh në dy sezone e gjysmë. Megjithatë nëse Mesi pranon ofertën e Al Hilal, atëherë fiton një tjetër sfidë me Ronaldon, atë të pagës më të lartë në historinë e futbollit.

LEXO EDHE:

Back to top button