Ofertat nuk ndalen, Hysaj mes Italisë dhe Francës

Mediat italiane kanë bërë të ditur se Hysaj kohët e fundit i ka thënë “jo” një oferte e cila do të ishte shumë e leverdishme për çdo futbollist, duke refuzuar 2,5 milionë euro në vit nga skuadra e Napolit. Një shifër e lartë, por të cilën ai ka vendosur të mos e pranojë, duke e ditur se me parametër zero, klube të tjera do të ishin të gatshëm t’i ofronin më shumë.

Roma është ekipi që u interesua më shumë për të në këtë periudhë, por edhe Torino e së fundmi Juventusi kanë kërkuar informacion për futbollistin e përfaqësueses shqiptare,

Megjithatë, nga Franca ka ardhur një informacion interesant sipas “L’Equipe”, që ka bërë të ditur se emri i Elseid Hysajt ka përfunduar në listen e dëshirave të një emri të madh si Olimpik Marseja. Francezët janë gati të përmbushin kërkesat financiare të Hysajt, për ta afruar me parametër zero në verë.

LEXO EDHE:

Back to top button