Ofertë e çmendur për Lionel Mesin nga Arabia

Kampionati i Arabisë Saudite fitoi një vëmendje të jashtëzakonshme pas transferimit të Kristiano Ronaldos tek klubi i Al-Nassr. Portugezi dihet që sjell me aftësitë e tij teknike dhe një interes të lartë ndërsa tashmë është Al-Hilal që pretendon t’i kundërpërgjigjet Al-Nassr.

Klubi arab synon të afrojë Lionel Mesin, kundërshtarin direkt të Ronaldos teksa spanjollja “Mundo Deportivo” nënvizon se arabët janë të gatshëm t’i ofrojnë pleshtit një pagë prej 300 milionë dollarë, duke kaluar edhe CR7.

Gjithsesi, kjo tratativë nuk do të jetë aspak e lehtë për klubin arab duke qenë se aktualisht sulmuesi Kampion i Botës me Argjentinën, është shumë pranë rinovimit të kontratës me PSZH duke qenë se kërkon ende të mbetet pjesë e nivelit më të lartë të futbollit që luhet në Europë.

Kujtojmë se Arabia Saudite është një nga shetet pretendente së bashku me Egjiptin dhe Greqinë, për të organizuar Kupën e Botës në vitin 2030 dhe synojnë që me afrimin e yjeve si Mesi dhe Ronaldo të fitojnë famë për ta pasur më të lehtë punën në kandidaturën e tyre për Botërorin./Supersport/

LEXO EDHE:

Back to top button