Ognenovski: Brenda vitit shuhen afro 6800 kompani

Ognenovski: Brenda vitit shuhen afro 6800 kompani

Në 5 vitet e fundit në vendin tonë janë shuar mbi 30 mijë kompani, kështu tregon analiza e platformës “Rrjeti i Biznesit”. Siç shprehet në “Magazina Ekonomike” përfaqësuesi i kësaj organizate, Ognen Ognenovski, mesatarisht në 5 vitet e fundit, në nivel vjetor janë shuar afro 6800 kompani, shkruan Alsat.

“6857 kompani janë shuar në vitin 2022, që i bie 130 më shumë se vitin e kaluar. Përafërsisht, gjatë 5 viteve të fundit, çdo vit shuhen numër i njëjtë i kompanive, shkaku i më shumë faktorëve. Faktori më i madh është mos-aktiviteti i kompanive, gjegjësisht mosdorëzimi llogarisë përfundimtare në Regjistrin Qendror. Pse nuk e dorëzojnë, sepse nuk kanë biznes”, tha Ognenovski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button