Ohër dhe Strugë, shtohet interesimi i turistëve për festat e majit

Ohri dhe Struga ofrohen në Serbi dhe Malin e Zi për festat e 1 Majit dhe Pashkëve, të cilat bien në të njëjtën fundjavë. Përkundër pasqyrës jo të mirë epidemiologjike në vend dhe masave aktuale kufizuese, agjencitë e udhëtimit i mbushin autobusët. Çmimet sillen nga 55 në 90 euro për dy net me kafjall. Disa madje ofrojnë vizitë në Shkup dhe zonat përreth. Disa agjenci udhëtimi në Malin e Zi për Alsat shprehen se është mirë që mund të udhëtohet në Maqedoni pa PCR test, por problem paraqesin objektet e mbyllura të gastronomisë.

Sipas informacioneve që i kemi, pas 20 prillit, situata në Ohër do të ndryshojë. Sinqerisht shpresoj, dhe kjo do të ishte mirë për ju, komuna juaj dhe Qeveria të lejojnë që masat të ndryshojnë sepse do të humbni numër të konsiderueshëm të turistëve për 1 Maj dhe Pashkë që këtë vit përkojnë”, tha Milan Milushkoviq- drejtues i agjencisë turistike nga Mali i Zi.

Gastronomët në Ohër gjithashtu thonë se ka interes të madh për turistët e huaj për festat, por një problem i madh, shprehen është mënyra se si Qeveria në Shkup i sjell masat parandaluese.

Problemi më i madh është se ligjet miratohen sot për nesër. Nuk u lënë vend njerëzve që të organizohen vetë. Sot për nesër mbyllin, ora policore, sot për nesër mund të na mbyllin për Pashkë”, theksoi Gjoko Naumoski- gastronom.

Objektet e gastronomisë në vend nuk funksionojnë kurse në Ohër dhe Strugë nuk funksionojnë as hotelet më të mëdha. Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni i Sëmundjeve Infektive njoftuan takime për në fundjavë dhe javën tjetër për të diskutuar për ashpërsimin, relaksimin ose zgjatjen e mundshme të kufizimeve aktuale.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button