Ohër/ E gjatë lista e pacientëve që presin të operohen në spitalin për sëmundje kardiovaskulare

Ohër/ E gjatë lista e pacientëve që presin të operohen në spitalin për sëmundje kardiovaskulare

Gazetar: Miki Trajkovski

Spitali për sëmundjet kardiovaskulare në Ohër, i cili është qendra e dytë më e madhe rajonale për sëmundjet e zemrës, prej vitesh funksionon vetëm me një angiograf, shkruan Alsat.

Për shkak të kësaj, për operacione pritet me muaj të tërë. Në spital trajtohen pacientë me sëmundje të rënda të zemrës nga e gjithë pjesa jugperëndimore e vendit, shpesh nga qytete të tjera dhe nga Shqipëria fqinje.

Sot angiografi i vjetër cili shpesh prishej për shkak të amortizimit është zëvendësuar me një të ri.

“Ky institucion ka nevojë për angio sallë dhe një tjetër angiograf. Dhe ne nuk heqim dorë nga kjo. Ekziston një listë më e gjatë pritjeje. Pritja për programin me zgjedhje të pacientëve është rreth tre muaj, tani që angiografi nuk funksionon, kemi instaluar një angiograf të ri, kemi një rritje të listës së pritjes së pacientëve. Shpresojmë që kushtet të përmirësohen me angiografin e ri”, tha Elena Kovaçevska Bashuroska – drejtoreshë e spitalit.

Sipas drejtoreshës, presioni mbi spitalin është i madh, sepse shumica e aparateve nuk punojnë në spitalet në Shtip, Strumicë, Tetovë dhe Manastir.

Tani për tani nuk ka asgjë as për kalimin e spitalit në objektin e ri të spitalit ortopedik Shën Erasmo, i cili pritet me vite. Ministri i Shëndetësisë thotë se ngërçi është tejkaluar dhe punët ndërtimore janë drejt fundit.

“Me ardhjen time, ne rishikuam një pjesë të marrëdhënieve të padefinuara mes kontraktorit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Këtu pati ndalesë të vogël, e cila fatkeqësisht ka zgjatur prej vitesh. Për 5% të të gjithë projektit, përfundimi dhe pranim-dorëzimi teknik i objekti është ndërprerë. Pres që të gjitha ato procedura ligjore që janë ndërmjet kontraktorit dhe porositësit të përfundojnë deri në fund të vitit dhe shpresoj që janari të jetë muaji i hapjes së atij spitali”, u shpreh Bekim Sali – Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë, me ndihmën e donacioneve, spitali po përpiqet të përmirësojë kushtet për pacientët, veçanërisht në repartin e terapisë intensive dhe sallën për kardiologji intervenuese, të cilat janë rinovuar tërësisht në dy muajt e fundit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button