Ohër, plazhet janë shndërruar në tualete

Ohër, plazhet janë shndërruar në tualete

Gazetar: Miki Trajkovski

Dikur plazhet më tërheqëse të Ohrit tani janë kthyer në tualete publike. Ndërtesat po shemben ndërsa strukturat metalike nga platformat që ishin vendosur në bregun e liqenit tani janë shpërndarë përreth.

“Situata do jetë Status quo, derisa dikush të godasë në tavolinë. Nuk mundet kështu. Nëse duam turistë, duhet t’u ofrojmë të shohin bukuri. Çdo gjë këndej pas urës është e vdekur. Qeveria bëri gabim”, tha një qytetar.

“Vera e tretë është një fatkeqësi e paparë. Për çfarë turizmi angazhohemi ne. Ne themi se sezoni ynë është i shkurtër, për ne nuk ka nevojë për asnjë sezon. Ne nuk dimë ta shfrytëzojmë as atë që na e ka dhënë natyra nga mundësitë modeste maqedonase. Ky është shembulli”, shtoi një tjetër qytetar.

Kryetari i Ohrit Kirill Pecakov thotë se po kërkojnë mënyrë për të rregulluar të paktën një pjesë të plazheve. Por nuk e di pse shteti ende nuk e ka miratuar Planin për menaxhimin e bregut të Ohrit

“Plani për menaxhimin e bregut të Ohrit varet nga Agjencia e Planifikimit Hapësinor. E ardhmja nuk është aq e ndritur, kur them e ardhmja kam parasysh të ardhmen e Ohrit. Sipas të gjitha parametrave që kemi dhe takimeve të rregullta me grupet e prekura, nuk do të miratohej as në 2 vitet e ardhshme. .”, u shpreh Kiril Pecakov, kryetar i Ohrit.
Ish-koncesionerët nuk duan të komentojnë asgjë. Ata kërkojnë që komuna t’i kompensojë humbjet e pësuara nga mosfunksionimi. Shuma e kërkuar është disa qindra mijëra euro./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button