Ohër-Strugë, autoritetet presin sezon të mirë turistik

Parashikimet e autoriteteve për sezonin turistik në Ohër dhe Strugë janë optimiste. Me numër më të madh pritet të jenë mysafirët nga fqinjësia, por edhe nga disa vende evropiane. Drejtori i Agjencisë së Turizmit thotë se këtë vit presin më shumë se 2 milion bujtje.

Ne presim që linja ajrore Varshavë Ohër dhe Varshavë-Shkup të fillojnë në fillim të qershorit. Mysafirët e parë nga Holanda janë njoftuar tashmë në gjysmën e dytë të qershorit. Udhëtime shtesë tashmë me turistë janë planifikuar që do të fluturojnë nga Kievi në Tiranë dhe të cilët më pas do të jenë për për dy-tre ditë tek ne – deklaroi Ljupço Janevski – Drejtor i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit.

Por, hotelierët janë më të përmbajtur. Ata vlerësojnë se ky sezon nuk do të ndryshojë shumë nga viti i kaluar, kur një numër i vogël i turistëve të huaj e vizituan vendin për shkak të pandemisë. Tani për tani të gjitha aranzhimet janë në pritje.

Besoj se turizmi do të fillojë këtë vit, por me hapa të ngadaltë, në mënyrë që vitin e ardhshëm të kemi një gjendje dhe sezon të normalizuar. Të gjithë shpresojmë që në gjysmën e dytë të qershorit, diçka të mund të lëvizë – u shpreh Ana Jançeva – menaxhere hoteli.

Në Ohër sot vazhduan xhirimet e fushatës, cila do të synojë t’u tregojë mysafirëve të huaj se vendi është një destinacion i sigurt për pushime. Fushata do të transmetohet në Serbi, Shqipëri, Kosovë, Bullgari, Poloni dhe Turqi. Janeski njofton se pakoja e gjashtë e masave ekonomike ofron ndihmë shtetërore për operatorët turistikë dhe agjencitë e udhëtimit, ndihmë shtesë prej 30% për sektorin e gastronomisë dhe teste PCR falas për turistët e huaj. Me vendet e rajonit është dakorduar transferimi i shpejtë i turistëve pa testet PCR dhe njohja e sigurimeve shëndetësore.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button