Ohër, vazhdon publikimi i listave të qytetarëve pozitivë me Covid-19

Derisa institucionet heshtin dhe ende nuk tregojnë se kush dhe për çfarë qëllimi publikon emrat e njerëzve të sëmurë nga Kovid-19 nga Ohri, nëpër rrjetet sociale filluan të qarkullojnë listat jo vetëm me emra, por edhe me numra amë dhe numra të telefonit. Avokati Ardian Demiri thotë se institucionet duhet urgjentisht t’i japin fund fenomenit që sjell shqetësime te qytetarët. Nëse dëshirojnë, thotë ai, është shumë e lehtë të përcaktohet se nga vijnë këto lista sepse vetëm një numër i vogël i institucioneve kanë qasje fillestare në to.

Nga Prokuroria Themelore Publike nuk tregojnë se deri ku është hetimi.

“Prokuroria Themelore Publike në Ohër po ndërmerr veprime për të vërtetuar faktet në çështje. Tani nuk jemi në gjendje të ndajmë më shumë detaje”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Policia thekson se puna e tyre ka përfunduar kur ata kanë dorëzuar të gjithë informacionet e marrë në prokurori. Nga Ministria e Shëndetësisë kërkojnë më shumë efikasitet.

“Bëjmë thirrje për përgjigje të shpejtë nga autoritetet hetuese, si dhe Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Përndryshe, keqpërdorimi i tillë i të dhënave personale nuk dënohet vetëm nga Kodi Penal, por mbrojtja e tyre sigurohet nga neni 18 i Kushtetutës i cili garanton sigurinë dhe konfidencialitetin e të dhënave personale të qytetarëve.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button