OJQ-ja е juristëve të rinj nuk pajtohet me konstatimet se “sistemi ka funksionuar”

Kryetari i Shoqatës së pavarur Maqedonase për juristë e rinj, Zoran Drangovski nuk pajtohet me konstatimin se sistemi në vend ka funksionuar. Në emisionin e sotëm “360 Gradë” që transmetohet në Alsat, Drangovski shpjegon qëndrimin e tij, duke treguar një shembull nga seanca e sotme për aktvendimin rastin “Target-Fortesa”.
Nuk do të pajtohesha plotësisht që sistemi ka funksionuar sepse ka aspekte serioze që nuk janë zbuluar që nga arratisja e Gruevskit, dhe tani disa gjëra po na ndodhin përsëri. Ajo që përmendi prokurori sot në kërkesën për paraburgim efektiv, thotë: Ministria e Brendshme paraqiti informacion se nuk mund të siguronte mbikëqyrje 24-orëshe mbi arrestin shtëpiak të Mijalkov. Kjo është – sistemi nuk funksionon. Ju keni bazë ligjore për ta zbatuar atë dhe thoni se ne nuk kemi kapacitet për ta bërë,” tha Drangovski.