OKB drejt votimit të rezolutës për Ukrainën në përvjetorin e pushtimit

OKB drejt votimit të rezolutës për Ukrainën në përvjetorin e pushtimit

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë për një rezolutë për Ukrainën, e paraqitur nga Kievi dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, për të shënuar një vit nga pushtimi rus.

Rezoluta nuk përshkruan propozime specifike për një zgjidhje paqësore të konfliktit, por thekson qëndrimet e shprehura tashmë nga 193 shtetet anëtare të Asamblesë së Përgjithshme, përfshirë mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës dhe kërkesën që Rusia të tërheqë trupat e saj, shkruan ATSh.

Një sesion i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të fillojë të mërkurën, ku pritet të marrin pjesë ministrat e Jashtëm të shumë vendeve.

Përvjetori i pushtimit rus është të premten, më 24 shkurt.

“Rezoluta është një jehonë e rezolutave të caktuara të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së”, tha një diplomat.

”Qëllimi është të vazhdohet me votimin e tetorit të vitit të kaluar, kur 143 vende votuan kundër pretendimit të Rusisë për të aneksuar pjesë të mëdha të Ukrainës”, shtoi ai.

”Një votim i gjerë pro Ukrainës do të ndihmonte kundër çdo përshtypjeje se lufta po shkaktonte lodhje”, theksoi diplomati.

Zyrtarët perëndimorë besojnë se presidenti rus Vladimir Putin po mbështet pakësimin e mbështetjes për Ukrainën.

LEXO EDHE:

Back to top button