Putin dhe Lukashenko do të takohen sot në Minsk, presidenti bjellorus fton Biden tu bashkohet

Putin dhe Lukashenko do të takohen sot në Minsk, presidenti bjellorus fton Biden tu bashkohet

Udhëheqësit e Rusisë dhe Bjellorusisë do të takohen sot në Minsk për të “diskutuar çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes”. Dyshja u takuan për herë të fundit në dhjetor, në një kohë kur spekulimet po shtoheshin nëse Bjellorusia do të përfshihej drejtpërdrejt në luftë.

Bjellorusia nuk ka dërguar trupa në Ukrainë, një perspektivë që duket edhe më pak e mundshme pasi presidenti Alexander Lukashenko tha ditën e djeshme se do ti bashkohej Rusisë vetëm nëse vendi i tij do të sulmohej.

Duke folur për gazetarët ditën e djeshme, Lukashenko ftoi presidentin amerikan Joe Biden.

“Nëse Biden ka dëshirë, transmetojani atij përmes kanaleve tuaja se ne jemi të gatshëm ta mirëpresim atë në Minsk dhe të zhvillojmë një bisedë serioze me të nëse dëshiron për paqe në Ukrainë”.

“Ju garantoj se do ta bind presidentin Putin të udhëtojë për në Minsk, në mënyrë që ne të tre të ulemi dhe të mendojmë se çfarë mund të bëhet”.

Presidenti bjellorus shtoi se nëse Biden është “i gatshëm”, ai do të ftojë gjithashtu presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, megjithëse perspektiva e Zelensky në një dhomë me Putinin është jashtëzakonisht e pamundur./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button