OKB: Pandemia e COVID-19 nuk e ka ndalur ndryshimin klimatik


Ndryshimi i klimës po vazhdon pa u ndalur, pavarësisht ngadalësimit ekonomik të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, paralajmëroi sot OKB në një raport të ri.

Raporti “Së Bashku për Shkencën” 2020, i përpiluar nga OKB, Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) dhe grupe të tjera globale të shkencës, ofron një pamje të gjendjes së klimës globale.

“Ky raport është katalogu i një krize klimatike, që po përkeqësohet nga ora në orë”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres.

Studimi tregoi se emetimet e gazrave serrë janë afër niveleve parapandemike, pas një rënieje të përkohshme të shkaktuar nga bllokimet globale.

Pavarësisht nga zvogëlimi, përqendrimet atmosferike të tyre kanë vazhduar të rriten dhe kanë arritur nivele rekord këtë vit.

LEXO EDHE:

Back to top button