BE rezervon 200 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19 nga ”Biontech/Pfizer”

Diskutimet e fundit me ”Biontech-Pfizer” shënojnë një progres të mëtejshëm për zhvillimin e ofertës tonë solide dhe për diversifikimin e vaksinës potenciale”, theksoi komisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides në një deklaratë.

“Ne jemi optimistë për faktin se njëra prej tyre do të provojë të jetë një vaksinë e sigurt dhe efektive kundër COVID-19 për të na ndihmuar të mposhtim këtë pandemi,” nënvizoi ajo.

Gjermani “Biontech” dhe laboratori amerikan “Pfizer” kanë zhvilluar këtë projekt vaksine për disa muaj, i cili hyri në fund të korrikut në një fazë të provave klinike në shkallë të gjerë.. Në fillim të korrikut, ata kishin raportuar rezultate paraprake pozitive, pasi e kishin testuar në 45 persona.

SHBA-ja njoftoi më 22 korrik pagesën prej 1,95 miliardë dollarë për të marrë 100 milionë doza të vaksinës potenciale ”Biontech/Pfizer”. Japonia gjithashti ka arritur një marrëveshje me dy kompanitë për të siguruar 120 milionë doza.

LEXO EDHE:

Back to top button