fbpx

Vetëvendosje: Kurti nuk është antiamerikan


Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur qëndrimet e veta lidhur me akuzat e emisarit amerikan për dialogun Richard Grenell në adresë të kreut të kësaj partie Albin Kurti.

Albulena Haxhiu e ka quajtur të pavërtetë deklarimet e emisarit amerikan Richard Grenell se Albin Kurti është antiamerikan.

“Kjo gjuhë është e papranueshme. Albin Kurtin e njohin qytetarët e Kosovës”, është shprehur ajo në emisionin DebatPlus të TV Dukagjinit.

Edhe Besnik Bislimi nga Vetëvendosje thotë se nuk qëndron pohimi i Grenellit për antiamerikanizmin e Kurtit, por akuzat e tij më tepër i sheh si ‘veshje të akuzave ndaj të tjerëve’.

LEXO EDHE:

Back to top button