Republika Çeke zgjeron përdorimin e detyrueshëm të maskës mbrojtëse


Çekët do të duhet të mbajnë maska mbrojtëse në shumicën e hapësirave të mbyllura publike, ndërkohë që në vend po përshpejtohet rritja e numrit të rasteve me COVID-19, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech.

“Së bashku me ekspertët, vendosëm të paraqesim detyrimin për të mbajtur maska mbrojtëse brenda ndërtesave, duke filluar nga e enjtja”, postoi ai në Twitter.

Kjo masë ndjek një rritje rekord ditore prej 1 164 rastesh të reja të konfirmuara dje në këtë vend me 10,7 milionë banorë.

Ajo prek restorantet, bizneset, shkollat, përveç klasave, si edhe vendet e punës, nëse punonjësit nuk mbajnë një distancë fizike prej dy metrash ndërmjet tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button