OKB: Pothuajse 1 mijë gazetarë të vrarë në 10 vjet

OKB: Pothuajse 1 mijë gazetarë të vrarë në 10 vjet

Në 10 vitet e fundit janë vrarë 958 gazetarë, sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.

“Në të njëjtën periudhë, më shumë se 1 000 janë mbyllur në burgje”, tha komisioneri i lartë, në fillim të një konference për mbrojtjen e gazetarëve në Vjenë.

“Numrat janë të papranueshëm”, tha ai, përcjell ATSh.

Takimi u organizua nga Ministria e Jashtme e Austrisë për të shënuar 10-vjetorin e Planit të Veprimit të OKB-së për Sigurinë e Gazetarëve.

Turk e konsideroi sukses që gjatë planit të veprimit rreth 50 vende kanë krijuar ose forcuar mekanizma për të mbrojtur profesionistët e medias.

“Vitet e fundit, numri mesatar i vrasjeve është ulur. Megjithatë, nevojiten përpjekje shumë më të mëdha”, tha ai.

“Çdo kërcënim ndaj një gazetari është një kërcënim për të drejtat tuaja, të drejtat e mia dhe të drejtat e të gjithëve për lirinë e informacionit, mendimit dhe shprehjes”, theksoi Turk.

LEXO EDHE:

Back to top button