Olimpada dimërore nis me garat e para, 6000 forca policie në terren
Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026” do të nisin zyrtarisht më 6 shkurt (deri më 22 shkurt), por sot do të zhvillohen garat e para. Sporti që do të çelë zyrtarisht garat është ai i kurling.
Edhe të enjten e të premten do të ketë gara në disiplina të ndryshme, ndërkohë që më 6 shkurt do të zhvillohet ceremonia e hapjes.
Ndërkohë, organizatorët kanë bërë me dije se do të jenë 6000 persona në mbrojtje të këtij eventi: 1900 forca të ushtrisë, 2000 karabinierë dhe pjesa tjetër janë forcat e policisë së shtetit.







