OPEC: Pandemia do ta mbajë nën presion tregun e naftës

Tregu i naftës do të mbetet nën presion me ringjalljen e rasteve të COVID-19, edhe pse një dimër i ashpër mund t’i rrisë çmimet, vlerësoi sot OPEC.

“Ringjallja aktuale rajonale e infektimeve me COVID-19 do të vazhdojë të ndikojë negativisht në moralin e tregut, derisa të jetë në dispozicion një vaksinë”, vlerësoi karteli në raportin e tij mujor.

“Sidoqoftë, dimri i ftohtë i parashikuar mund të kontribuojë në një rritje të çmimeve në hemisferën veriore”, shtoi ai.

Parashikimi i OPEC-ut për kërkesën globale të naftës është afërsisht i pandryshuar për këtë vit, me një rënie të pritshme prej 9,5 milionë fuçi/ditë për të arritur në 90,3 milionë fuçi/ditë.

LEXO EDHE:

Back to top button