Open Balkan vazhdon punën në Tiranë, në fokus menaxhimi në raste fatkeqësish

Open Balkan vazhdon punën në Tiranë, në fokus menaxhimi në raste fatkeqësish

Sot në Tiranë vijon puna e grupeve ndërqeveritare dhe e Odave Ekonomike të vendeve anëtare të Open Balkan me fokus menaxhimin dhe reagimin e shpejtë në rast fatkeqësish dhe aksidentesh, në rast të mungesës së ushqimit dhe në rast të një krize energjitike.

“Në kushtet e krizës botërore ekonomike dhe energjetike, lidhja rajonale me qëllim të stabilitetit më të madh energjetik është fokusi më i madh i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dhe ne ndajmë të njëjtin synim me partnerët dhe miqtë tanë nga rajoni. Prioriteti ynë i përbashkët është lidhja rajonale energjetike, rritja e kapaciteteve energjetike si dhe furnizimi i sigurt dhe i qëndrueshëm me energji që është në dispozicion të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Të tre vendet, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ranë dakord që sigurimi i ushqimit në kushtet e një krize botërore paraqet sfidë dhe prioritet, prandaj po krijojnë mekanizma për të ndihmuar njëra-tjetrën.

LEXO EDHE:

Back to top button