Open Ballkan/ Kovaçevski sqaron marrëveshjet që janë nënshkruar, këto janë detajet

Open Ballkan/ Kovaçevski sqaron marrëveshjet që janë nënshkruar, këto janë detajet

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij të sotëm në kuadër të samitit “Open Ballkan” në Beograd, tha se të tre vendet kanë nënshkruar marrëveshje me të cilat janë zotuar të ndihmojnë njëri-tjetrin në rast të mungesës së furnizimeve ushqimore apo bujqësore, shkruan Alsat.

“Me marrëveshjet që do të nënshkruajmë në këtë samit, do të angazhohemi për disponueshmërinë e ushqimit për qytetarët tanë. Fillimisht le të ndihmojmë njëri-tjetrin, kudo që është e nevojshme, dhe më pas do të tregtojmë në vendet e tjera ku është e nevojshme. Siç u ka hije fqinjëve të mirë.

Ne do të ndihmojmë njëri-tjetrin në rast të ndërprerjes së furnizimit me ushqime, si rezultat i krizës globale, nëse ndonjë nga vendet tona do të përballet përfundimisht me mungesë në furnizimin e tregut të brendshëm”, tha Kovaçevski./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button