Opozita do të tërheq amendamentet për Qendrën e re Klinike, tha Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe mohoi që VMRO-DPMNE-ja nuk pajtohet me planin e Qeverisë për Qendrën e re Klinike. Sipas tij opozita po përgatit ndërhyrje në propozim-ligjin, me çka edhe do të tërhiqen  amendamentet që po bllokojnë punën për klinikën në fjalë.

“Informatat e mija tregojnë se këtë javë duhet të arrijnë propozime se si të përmirësohet zgjidhja ligjore, me çka do të largohen 2 mijë amendamente që  kanë bllokuar ligjin në Komisionin për Shëndetësi në Kuvend”, tha ministri Filipçe.

Ndryshe, jozyrtarisht mësohet se opozita kërkon 5 qendra klinike, ndërsa pushteti propozon një qendër me kosto të lartë, ndërsa deri në arritjen e marrëveshjes për këtë pikë nuk do të ketë zhbllokim të propozim-ligjit.

Në lidhje me: LSDM dhe VMRO pa marrëveshje për Qendrën e re Klinike

LEXO EDHE:

Back to top button