LSDM dhe VMRO pa marrëveshje për Qendrën e re Klinike

Qendra e re Klinike nuk është pjesë e marrëveshjes mes liderëve të bllokut politik maqedonas, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski. Përveç pjesës formale juridike, dallimet mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-ja janë të mëdha edhe në aspektin praktik. Propozimi i pushtetit parashikon Qendër të re klinike, moderne dhe gjigande, vlera të cilës do të arrij të paktën 1 miliard euro. Me këtë nuk pajtohet VMRO-DPMNE-ja e cila kërkon 5 qendra klinike.

Derisa nuk diskutohet në mënyrë thelbësore për modelin, opozita nuk do t’i tërheq amendamentet e propozuara.  LSDM-ja nga ana tjetër pret mirëkuptimin e opozitës e cila sipas tyre duhet të heqë dorë nga interesat ditore të zhbllokon ligjet me interes për qytetarët. Muaj më parë, kryeministri Zaev i ofroi opozitës edhe shumicën në komisionin mbikëqyrës, por partia e Mickoskit u kundërpërgjigj më 19 shkurt duke propozuar mbi 2.000 amendamente. Bllokada e opozitës erdhi pak ditë pasi ishin deklaruar se për Qendrën e re klinike nevojitet kompromis dhe se VMRO-DPMNE-ja është e gatshme ta mbështes pushtetit për realizimin e këtij projekti. Projekti për Qendër Klinike në mandatin paraprak të kryeministrin Zaev dështoi dy herë. Ndërkohë partitë shqiptare janë deklaruar unanimisht në mbështetje të këtij projekti.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button