Opozita kërkon takim liderësh për Bullgarinë dhe virusin

Ngërçi në politikën e integrimit dhe ai shëndetësor, sipas opozitës, mund të zgjidhen në takim liderësh. Nëse nuk do të bëhet me të gjithë liderët e partive politike, VMRO-DPMNE-ja do të kërkojë një takim me liderët e partive opozitare.

Këto ditë do të mblidhet Komiteti ekzekutiv i partisë ku do të definojmë pozitën tonë dhe më pas do të dërgojmë ftesa për takim. E pakta që mund të bëhet është të thirret një takim liderësh në të cilën do të bisedohet për tre çështje; për krizën shëndetësore nga virusi korona, kriza ekonomike e shkaktuar nga virusi korona dhe e treta është bllokimi në rrugës euro-integruese të Maqedonisë dhe kërkesat e Bullgarisë – u shpreh Aleksandër Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela pret që nisma për takim të jetë e kryeministrit.

Zgjidhja është që të takohen të gjithë liderët dhe të arrijnë një marrëveshje për Qeveri të zgjeruar, pa pasur nevojë që të drejtojnë gishtat tek njëri-tjetri, të gjejmë zgjidhje dhe jo të bëjmë akuza – tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Por, kryeministri Zoran Zaev beson se takimi me liderët e opozitës nuk do ta lehtësojnë kompromisin me Bullgarinë, por e kundërta.

Për momentin, ashtu siç është pozicionuar opozita, edhe pse jam person demokrat dhe me dialog dhe konsensus do të doja të rregullojmë punë, por, nëse ulemi bashkë, ne mund të nxjerrim vetëm motivim për zënka të reja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Kam thënë, nëse duam të zihemi me Bullgarinë, nuk më duhet Mickoski për t’u zënë me Bullgarinë. Këtë mund ta bëj edhe vetë -deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Alsat pyeti edhe BDI-së nëse mendojnë se është koha për takim liderësh dhe për çfarë do të bisedohej në këtë takim sipas tyre. Nuk morëm përgjigje. Nga Alternativa opozitare na thanë se edhe më herët kanë kërkuar takim liderësh me të gjitha subjektet politike për çështje me interes shtetëror.

Fatlume Dervishi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button