NASA, miliona planetë të banueshëm në galaksi

Galaksia jonë ka të paktën 300 milionë planetë potencialisht të banueshëm, sipas NASA-s. Teleskopi Hapësinor Kepler, i Agjencisë Hapësinore Amerikane, kaloi nëntë vjet në një mision, ku identifikoi me sukses mijëra ekzoplanetë në galaktikë. Por pyetja thelbësore e misionit ishte: sa prej këtyre planetëve janë të banueshëm? Shkencëtarët në të gjithë botën analizuan të dhënat e Kepler dhe mendojnë se e kanë gjetur përgjigjen. Sipas hulumtimit ekzistojnë afërsisht 300 milion planete potencialisht të banueshme në galaktikën tonë, që do të thotë se janë planetë shkëmborë të aftë të mbështesin ujë të lëngshëm në sipërfaqen e tyre. Disa nga këta planetë mund të jenë mjaft afër për t’u konsideruar “fqinjë ndëryjor”, ku më i afërti është rreth 20 vite dritë larg nesh. Ky studim ishte një bashkëpunim global midis shkencëtarëve të NASA-s që punuan në misionin Kepler dhe studiuesve nga agjencitë ndërkombëtare duke filluar nga Brazili në Danimarkë.

- Advertisements -

LEXO EDHE:

Back to top button