Musliu: Ndali provokimet EULEX, historinë e popullit tonë nuk mund ta ndryshosh

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka reaguar ndaj bastisjeve që po bën EULEX tek shtëpia e ish-presidentit të vendit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe Shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Musliu thotë se edhe sot kanë vazhduar provokimet e EULEX, për çka thotë se sot më shumë së kurrë duhet maturi e kujdes dhe të flitet me një zë si shtet.

Veç kësaj ka shtuar edhe se “Stuhitë na kanë bërë më të fortë dhe kurrë s’na kanë poshtëruar e ligështuar!”.

“Provokimet e EULEX-it po vazhdojnë edhe sot. E neve sot ma shumë se kurrë na duhet maturi e kujdes, na duhet unitet e te flasim me një zë si SHTET. Stuhitë na kanë bërë më të fortë dhe kurrë s’na kanë poshtëruar e ligështuar! Ndali provokimet dhe poshtërimet EULEX sepse historinë e popullit tonë martir nuk mund ta ndryshosh❗️”, ka shkruar deputetja Musliu.

LEXO EDHE:

Back to top button