Dhomat e specializuara: Thaçi del para gjykatës më 9 nëntor

Specialja ka dhënë detaje për paraqitjen e parë të ish-presidentit të Kosovës para Tribunalit Special. Në njoftimin e Speciales, thuhet se Thaçi do të dalë para Dhomave të Specializuara me datë 9 nëntor në ora 15:00.

Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Paraqitja e parë e Hashim Thaçit do të mbahet në seancë publike.

LEXO EDHE:

Back to top button