“Kovid-19”, Filipçe me apel: Mos dilni pa nevojë, respektoni masat

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se për momentin në spitale janë të shtruar 890 pacientë, ndërsa sfidë e ministrisë së shëndetësisë mbetet sigurimi i shtretërve për të sëmurët nga Kovid-19.

“Gjendja momentale epidemiologjike në vend në Qendrën klinike. Në kohën e fundit kemi shpërthim të virusit, këtë e thonë edhe nga OBSH-ja. Ndërsa nga informatat që kam nga kolegët e vendeve të rajonit, gjithkund situata është shqetësuese, sfida më e madhe është numri i kapaciteteve nëpër spitale. Edhe tek ne gjendja nuk është më e mirë”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Sipas ministrit Filipçe çelësi për stabilizimin e gjendjes është respektimi i masave, andaj apeloj që të mos dilet pa nevojë, por të respektohen masat dhe protokollet që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

LEXO EDHE:

Back to top button