Opozita shqiptare kërkon mbështetje për Ligjin për Shtetësi

Opozita shqiptare i është përgjigjur kryeministrit Zoran Zaev për qëndrimet e tij për dëshmitarët për marrjen e shtetësisë. Koordinatori i grupit parlamentar të ASH-AAA-së, Skender Rexhepi, tha se marrja e shtetësisë nuk është në dëm të askujt. Rexhepi ftoi partitë në pushtet që të mbështesin Ligjin e opozitës, ndërsa për ta ndryshuar atë të ndërhyjnë me amendamente.

“Nëse ata mund t`i gjejnë tre dëshmitarë të rrejshëm të cilët do të japin deklarata publike me përgjegjësi morale, materiale dhe penale për nënshtetësinë e ndonjë aplikuesit tjetër, atëherë imagjinoni se sa lehtë ato kanë mundur ta gjejnë një dëshmitarë të fshehur, i koduar, i cili i ka shkatërruar jetë sa e sa njerëzve nëpër gjykata”, tha Skënder Rexhepi, ASH-AAA.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button